Nuk është çudi që Chelsea ka probleme me lojtarët.

Që pas ardhjes se trajnerit Antonio Conte, nga skuadra janë larguar 16 futbollistë.

Nemanja Matic i cili është shumë pranë transferimit te Manchester United, do të jetë i 17-ti.

Futbollistë të tjerë që u larguan janë edhe emra si: Oscar, John Mikel Obi dhe Branislav Ivanovic.

Ndërkohë Kurt Zouma, Ruben Loftus-Cheek dhe Izzy Brown janë huazuar.

Conte tani ka një mungesë prej 12 lojtarësh, e kjo është arsyeja se përse ai bën thirrje për përforcime, ndërsa sezoni i ri po afron.

Artikulli paraprakMaqedoni – Shqipëri, UEFA vendos për stadiumin
Artikulli tjetërGazetari amerikan viziton Ballistin në burg: Jeta e tij në rrezik!