Sipas raporteve të mediave britanike, Antonio Conte mësohet t’i ketë thënë zyrtarëve të klubit londinez se kërkon të shpenzojë një shumë rekord për të siguruar sherbimet e sulmuesit të Evertonit Romelu Lukaku-n verën e ardhshme.

Sipas “MailOnline”, Lukaku duhet të kushtojë dyfishin e 28 milionë £ të paguara nga Everton për ta marrë nga londinezët në 2014-ën, për këtë arsye, nëse Conte kërkon të sigurojë sulmuesin belg duhet të shepnzojë më shumë se shifra rekord (për Chelsea) 50 milionë £ (59 milionë euro) e investuara për Fernando Torres.

Megjithatë, Conte e ka bërë të qartë se Lukaku është jetik për planet e tij të ardhshme./Korneri.net.

Artikulli paraprakZyrtare: Real Madrid ka zbuluar fanellat e dyta për sezonin 2017/18 [FOTO]
Artikulli tjetërMesut Ozil – Arsenal, nderpritën bisedimet për rinovim! Barca përcjellë nga afër situatën