Inter këtë edicion ka ndërruar katër trajnerë, po përgatitet të nis një projekt fitues dhe për këtë projekt po kërkon një trajner fitues, siç është Antonio Conte.

Por ky i fundit, i ka mbyllur sërish derën skuadrës zikaltër, duke deklaruar se ka kontratë edhe për dy sezone me Chelsean.

“Është e rëndësishme ta përsërisë se kam kontratë edhe dy vite me Chelsean, dhe si për mua ashtu edhe për lojtarët, është e rëndësishme të përfundojmë sezonin duke arritur objektivat tona”, ka deklaruar Conte, që në karrierën e tij ka drejtuar edhe Kombëtaren e Italisë dhe Juventusin./Korneri.net.

Artikulli paraprakLacazette sonte përshëndetet me tifozët sepse po shkon te…
Artikulli tjetërParamendoni situatën te Real Madrid: Ylli i ekipit e “hallakatë” skemën e Zidane