Trajneri italian i Chelsea, Antonio Conte, është i bindur se Costa do të qëndrojë edhe për një kohë të gjatë në Stamford Bridge.
“Diego është një lojtar vërtet i rëndësishëm për Chelsean. Situata është shumë e qartë. Ai është shumë i lumtur për të qëndruar në Stamford Bridge. Ai së bashku me shokët e tij është duke luftuar për titull në Premier Ligë dhe pas fundit të sezonit mendoj se nuk ka shkas të largohet”, ka deklaruar Conte.