Antonio Conte përgatitet për sfidën ndaj Real Madridit në Champions e cila është e programuar të luhet nesër në orën 21:00 në stadiumin “Alfredo Di Stefano”.

Trajneri zikaltër do të bëjë pa gjigandin e tij të sulmit Romelu Lukakun i cili nuk u nis me skuadrën për në Madrid për arsye dëmtimi, por do të rigjejë Alexis Sanchez, të paktën për në pankinë. Kilieni nuk është i gatshëm në 100% e tij dhe sulmi me shumë mundësi do të përbëhet nga dyshja Lautaro-Perisiç. Pas mini-turnover-it në kampionat, do të riktehehen titullar D’Ambrosio dhe Bastoni në qendër të mbrojtjes, gjithashtu Brozoviç dhe Vidal në mesfushë. Fjalët e teknikut italian në konferencën për shtyp:

Real-Inter finale – “Është një sfidë në grup dhe jo finale. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme si për ne dhe për to. Jemi dy skuadra që dëshirojmë të fitojmë dhe të ecim përpara. Ne jemi këtu për t’a luajtur dhe për të shpalosur armët tona, duke shpresuar për një rezultat të mirë.”

Rezultati – “Nuk mund të jap një rezultat përpara sfidës, por e sigurt është që nuk dua barazim. Mendoj se është e rëndësishme të tregojmë që kemi fizionominë dhe idenë e lojës sonë.”

Sanchez – “Nuk mund të them se cili do të luajë. Mund të them vetëm se Alexis është rikthyer sot për t’u stërvitur për here të parë pas dëmtimit.”

Zidane – “Unë kam menduar gjithmonë që të trajnoja kur luaja. Për Zizu nuk e di. Për mua ka qenë e jashtëzakonshme të luaja përkrah tij. Në stërvitje punonte shumë me Lippin, edhe pse kishte talent ai gjithmonë ka qenë i pari. Është me të vërtetë një njeri i madh, gjithashtu dhe familjen e tij e njoh personalisht.”,

Çështja e golit – “Duhet të vazhdojmë  të punonjmë në stërvitje, duhet të vazhdojmë të krijojmë raste për gol, të prodhojmë shumë gjuajtje dhe të bëjmë më mirë në zonën e golit. Unë fola për ligësi, por nuk është e vërtetë vetëm për sulmuesit, por për të gjithë. shënuam shumë gola sezonin e kaluar, 113, dhe ne e filluam edhe këtë sezon duke shënuar shumë. Sidoqoftë, proporcioni midis asaj që krijojmë dhe asaj që mbledhim është i paekuilibruar. Ne shënojmë shumë gola, por ato mund të jenë edhe më shumë. Ne po stërvitemi duke sjellë të gjithë lojtarët që të përfshihen në faza sulmuese.”, përfundon fjalën e tij tekniku i Interit, Antonio Conte.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here