Antonio Conte beson se Chelsea ka edhe shumë për të bërë deri në fund të kampionatit që ta fitoj titullin në Premier League edhe nëse shënon fitore ndaj rivalëve direkt Liverpool dhe Arsenal këtë javë. Chelsea ka tetë pikë më shumë se rivalët tjerë, dhe brenda pesë ditëve do të përballet em skuadrat e Jurgen Klopp në Anfield të martën dhe derbin londinez kundër “togjinjëve” në Stamford Bridge. Në rast se i fiton maksiumin e pikëve, Conte do të  kishte 14 pikë më shumë se rivalët direkt, por sipas tij edhe këtu nuk do të mbyllet asgjë edhe pse për shumë ekspert futbolli, edhe njërën nga këto ndeshje nëse e fiton, titulli do të jetë i Chelsea.

“Jo, nuk besoj se do të përfundoj kampionati nëse i fitojmë të dyja ndeshjet. Titulli fitohet në fund, edhe pse do të ishim të vetëdijshëm se me fitore eventuale do t’i ofroheshim trofeut shumë afër. Kemi edhe shumë ndeshje deri në fund, gjithçka mund të ndodh.Nne duhet të jemi të përqëndruar maksimalisht, dhe të luajmë njëjtë me çdo kundërshtar” ka thënë Conte.

 

Artikulli paraprakJese kthehet në La Liga
Artikulli tjetërAgjenti i Hysajt përmed dy klubet londineze për qershor!