Antonio Conte dhe Chelsea po shkojnë gjithmonë e më larg njëri-tjetrit dhe italiani duket i bindur të lerë Londrën në verën e ardhshme.

Zgjedhja për të larguar sulmuesin Diego Costa dhe ecuria aspak e mirë në këtë fillim sezoni, duket se ka thyer marrëdhënien mes Contes dhe bosit të Chelsea, Roman Abramovich. Gjithsesi, Conte nuk pritet të qëndrojë gjatë pa punë, sepse që tani ka disa klube që kanë filluar të mendojnë afrimin e tij.

Kështu krahas Milanit, që do të donte t’i besonte italianit stolin e skuadrës, në orët e fundit ka dalë në skenë edhe PSG-ja. Klubi francez prej kohësh ka dhënë sinjale se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e Emery-së, e cila skadon në fund të sezonit dhe ka vënë në krye të listës, Conten dhe Mourinhon.

Por, italiani duket më i afërt, për shkak të marrëdhënieve aspak të mira me Chelsean, ndryshe nga portugezi që vështirë se do tëlejohet të ikë nga ‘Old Trafford’.

Top Channel

Artikulli paraprakShitet për këtë çmim në janar
Artikulli tjetërNBA, “magjia” e Griffin u jep fitoren Clippers, Cousins 41 pikë për Pelicans