Publikimi i lajmit apo mesazhit që Antonio Conte ia kishte dërguar sulmuesi Diego Costa, e ka vënë në dyshim të ardhmen e tij si menaxher i Chelseas. Për momentin nuk ka asgjë onkrete në këtë drejtim, por Sportsmail kupton se zyrtarët e lartë nga Stamford Bridge janë shumë të pakënaqur me Conten i cili në mënyrë të çuditshme dhe të papritur e ka hedh poshtë mundësinë e vazhdimit të karrierës në këtë klub të sulmuesit kryesor, ndërsa mesazhi që bëri bujë të madhe në Angli dhe jo vetëm e ka çuar largë këtë çështje, sepse po flitet për një shkarkim të mundshëm të strategut italian, përcjell Korneri.net.
Mos të harrojmë se pronari Roman Abramovich kishte shkarkuar më herët trajner si Jose Mourinho apo edhe Carlo Ancelotti pavarësisht se ishin të suksesshëm në punën e tyre, duke mos e lënë anash as italianin tjetër Roberto Di Matteo, i cili ia kishte fituar klubit londinez titullin e vetëm në Ligën e Kampionëve.
Është edhe diçka shumë interesante, por edhe evidente në dy tri vitet e fundit. Chelsea nuk po beln më futbollistë me çmime të larta e aq më pak pa shitur dikë që e ka brenda skuadrës, e që indirekt nënkupton se çështja e pasurisë apo e buxhetit në klub nuk është i njëjti si para një dekade. /Korneri.net