Chelsea mund të jetë gati për të fituar para nga N’Golo Kante këtë verë, sipas raportimeve në Itali.

Francezi dikur vlerësohej si i paprekshëm nga shefi i Blues, Frank Lampard, por beteja e mesfushorit me lëndimet e shpeshta ka bërë që të jetë në listën  shitjes apo më saktë nuk është më i pashitshëm nga klubi anglez, përcjell Korneri.net

Sipas Gazzetta dello Sport, Chelsea mund të jetë i gatshëm ta bashkojë francezin me ish-menaxherin  Kante-s, Antonio Conte, tashmë te Inter, pasi trajneri italian e dëshiron reprezentuesin francez në Meazza gjatë kësaj vere.

Sidoqoftë, një veprim për 29-vjeçarin nuk do të jetë shumë i lirë, duke marrë parasysh që i kanë mbetur edhe tre vjet në marrëveshjen e tij aktuale në Stamford Bridge.

Kante fiton gjithashtu një 290,000 funte  në javë me Chelsea, dhe kjo është një arsyeje shtesë që Chelsea nuk mundet ta mbajë atë në skuadër për shkak se financat nuk janë edhe shumë stabile, tashmë pas blerjeve të fundit.

Sidoqoftë, Conte raportohet se është i gatshëm ta blej Kanten përkundër gjitha këtyre telasheve që ka lojtari dhe pagës së lartë, pasi Inter nuk e ka shumë problem të paguaj për një futbollist si ai. /Korneri.net

Artikulli paraprakKatër ndeshjet e fundit që mbyllin xhiron e 30-të
Artikulli tjetërDënohet Brozovic nga policia e më pas edhe nga klubi Inter