Është punë e kryer. Alex Oxlade-Chamberlain do të jetë lojtar i Chelsea.

Sipas mdiave britanike, Chelsea dhe Arsenal janë dakorduar që reprezentuesi anglez i humbur nën direktivat e Arsene Wenger, të transferohet nga Emirates në Stamford Bridge, dhe padyshim se do të jetë një lëvizje apo transferim i mirë për trajnerin italian Antonio Conte, përcjell Korneri.net.

Ky operacion do t’i kushtoj Chelsea 35 milionë funte, aq sa ka pranuar edhe Arsenali që ta shet anësorin i cili nuk ka qenë aspak i lumtur te Arsenali në dy vitet e fundit, dhe kalimi i tij te kampioni anglez do t’i kënaqte të gjitha palët/ Korneri.net

Artikulli paraprakVentura: Ndaj Spanjës luajmë për fitore
Artikulli tjetërHowedes një hap larg Juventusit