Çdo tifoz i thjeshtë, që mendon të shohë ekipin e zemrës në finalen e Champions League në Cardiff të Uellsit, do të duhet të bëjë një nga sakrificat më të mëdha financiare në jetë, pasi çmimet në këtë qytet janë rrit 900%, shkruan Korneri.net.

Për të qëndruar në ditët para ndeshjes në një hotel të mirë në Cardiff, çmimi ka shkuar edhe në 3.000 euro për një dhomë, kur normalisht në data të tjera është vetëm 200 euro. Madje në disa hotele, çmimi për natën e 3 qershorit shkon edhe 6.000 euro.

Juventusi do të luajë kundër Realit të Madridit, e qysh tani ka nisur lufta për të gjetur një vend në stadiumin “Millennium”.

Stadiumi ishullor ka një kapacitet prej 74.500 vendesh, por të disponueshëm do të jenë vetëm 66 mijë. Nga kjo, një pjesë u vendos në shitje dhe u likujdua në UEFA para dy muajsh, ndërsa pjesa tjetër shkon për klubet, nga 18 mijë secili, si dhe sponsorët dhe federatat, përcjell Korneri.net.

Në Cardiff priten 300 mijë turistë në dy ditë dhe pikërisht për këtë, në kompani rezervimi si “Booking.com”, 92% e të gjithë apartamenteve dhe hoteleve janë të zënë.

“Millennium Stadium” është selia qendrore e kombëtares së Uellsit në regbi dhe, për shkaqe sigurie, do të reduktohet një pjesë e mirë e vendeve. Por, ata që do të duan të ndjekin nga afër finalen janë të gatshëm të paguajnë edhe 8 mijë euro për një biletë. Pikërisht kaq ka shkuar çmimi i disa vendeve në stadiumin e Cardifitf, për finalen e Champions League më 3 qershor. /Korneri.net.

Artikulli paraprakLegjendat e futbollit, “show” në Bahrein
Artikulli tjetërÇfarë interesimi për ndeshjen lamtumirëse të Francesco Totti