Usain Bolt dhe Simone Biles janë triumfuesit në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Laureus” për vitin 2016, ceremonia për të cilat u zhvillua në Monaco.

Usain Bolt u shpall sportisti më i mirë për vitin e kaluar, për rezultatet që arriti në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiros, me xhamajkanin që fitoi medalje të arta në të 3 garat e Atletikës ku mori pjesë, 100m, 200m dhe stafeta 4x100m.

Simone Biles u shpall sportistja femër më e mirë, edhe kjo për arritjet e saj në Lojërat Olimpike 2016 në gjimnastikë, me amerikanen që fitoi 4 medalje të arta dhe një të bronztë.

Një çmim në këtë mbrëmje gala u rezervua edhe për Leicester City, që u vlerësua si skuadra më e mirë për titullin kampion të fituar në kampionatin anglez “Premier League”. Ndërsa kampioni i botës në Formula 1, Nico Rosberg mori çmimin për Arritjen e Vitit, pas betejes së fituar në këtë kampionat me shokun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton.

Michael Phelps ishte një tjetër protagonist i kësaj mbrëmjeje gala, me notarin amerikan që u nderua me çmimin për Rikthimin e Vitit, falë medaljeve që ai fitoi në Lojërat Olimpike të Rio de Janeiros. Një nderim i veçantë u bë edhe për skuadrën olimpike të refugjatëve, ndërkohë që iu dha çmim edhe Beatrice Vios në kategorinë e sportistëve me aftësi të kufizuara./t.ch/.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here