Merkatoja e kaluar, ishte e çmendur pasi u thyen disa rekorde për sa i përket transferimeve të shtrenjta por mesa duket, merkatoja e ardhshme do të jetë shumë më e çmendur. Real Madridi pritet që të jetë “mbreti” në këtë sezon transferimesh, duke qenë se herën e kaluar ishte pushim.

Emri i parë në listën e madrilenëve ishte sulmuesi anglez, Herry Kane por mesa duket drejtuesit e Realit kanë ndryshuar mendje. Duke parë kualitetet dhe formën që po kalon sulmuesi francez i PSG-së, Kilian Mbappe, mediat spanjolle raportojnë se drejtuesit e Realit janë të gatshëm të ofrojnë plot 200 milion euro për të siguruar shërbimet e tij. Lajmi për këtë shumë është pranuar nga vetë kapiteni madrilen, Sergio Ramos i cili nuk ka përmendur emra por thjesht ka treguar se Reali do të bëjë një transferim të bujshëm me kosto 200 milion euro.

Sulmuesi 19-vjeçar u transferua te PSG-ja nga skuadra e Monakos për 180 milion euro, duke u bërë transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori, pas Nejmarit (222 milionë euro). Gjatë këtij sezoni, ai ka shënuar 13 gola në 22 ndeshje si titullar duke dhënë edhe 8 asiste.

Artikulli paraprakMirabeli thuajse i larguar, ja kandidatët për “regjisorin” e ardhshëm të Milanit!
Artikulli tjetërTë gjithë myslimanët e adhurojnë, por Meka ka një befasi të madhe për Salah