Gennaro Gattusos ka debutuar me barazim si trajner i Milanit, pasi ekipi i tij barazoi me rezultat 2:2 ndaj Beneventos në udhëtim, shkruan “Korneri.net”.

Bonaventura dhe Kalinic shënuan për Milanin në takimin e sontëm, kurse për Beneventon realizoi Puscas dhe golin e barzimit paramendoni e realizoi portieri Brignoli.

Duhet theksuar se skuadra e Gattusos nuk ishte bindëse ashtu siç pritej, madje rossonerët e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak, pasi Romagnoli u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Pas këtij barazimi, Milan ëshë në vendin e shtatë me 21 pikë, kurse Benevento me këtë barazim ka një pikë dhe radhitet në pozitën e fundit./Korneri.net.

Artikulli paraprakSHOKUESE/ Pogba jep deklaratën më të turpshme në karrierë
Artikulli tjetërLazio zyrtarizon transferimin e parë, ish anëtarin e Juventusit