Derbi italian Milan-Juventus do të mbahet shumë gjatë në mend.
Mungesën e tifozëve në stadiumin “mitik San Siro”, e zëvendësuan dy klubet më të mëdha italiane me gola, por ajo që ndodhi në këtë duel ishte e pabesueshme, shkruan Korneri.net
Pas pjesës së parë të zbehtë dhe me asnjë rast të mirë që vlen të përmendet, e dyta ishte e jashtëzakonshme, e paparë deri tash në Itali dhe më gjerë pasi Milan nga humbja 0-2, në fund shënoi fitore 4-2, duke fituar për herë të parë ndaj Juventusit pas 15 ndeshjeve, ndërsa për trajnerin Stefano Pioli, ishte fitorja e parë si trajner ndaj Juventusit.
Gjithçka nisi në start të pjesës së dytë me supergolin e Adrien Rabiot, dhe ende pa u këndell mirë Milan, një garë e madhe e dyshes Romagnoli-Kjaer, që ia dhuruan golin portugezit Cristiano Ronaldo.
Dhe, kur pritej gjithçka e mbyllur dhe Juventus ta fitoj edhe këtë duel, ndodhi qjo që nuk i ka ndodh Juves me vite, dhe një Milan i hatashëm. Penalltinë e dhënë me VAR, kur Bonucci luajti me dorë e ktheu në gol Zlatan Ibrahimovic, kurse menjëherë më pas barazoi rezultatin mesfushori Franck Kessie.
Sapo u inkuadrua në lojë Raphael Leao shënoi për rikthimin e madh të rossonerëve, kurse super lojtari kroat Ante Rebic, nuk ka mundur të mos shënonte në një ndeshje si kjo, për t’i dhënë fitoren e madhe Milanos që tashmë kalon në pozitën e pestë në tabelë me 49 pikë, kurse Juventus që pësoi 4 gola ndaj Milanos për herë të parë pas vitit 1989, mbetet i pari me +7 nga Lazio. /Korneri.net