Diçka e pabesushme ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në futbollin skocez, pasi portieri i Dunde United, Cammy Bell, ka bërë paraqitje sensacionale në ndeshjen kundër Dunfermline Athletic.
Bell ka pritur tri penallti të kundërshtarëve brenda 23 minutave të pjesës së parë dhe Dunde fitoi me rezultat të pastër 3:1, kurse videoja po bën xhiron e botës në rrjetet sociale.