Cagliari nuk kishte arritur ende fitoren e parë sezonale pas rikthimit në Serie A. Skuadra e Claudio Ranierit u përball sot me Frosinonen në Sardenjë, sfidë që po e humbiste 0-3 deri në minutën e 72’.

Në fund 4-3 falë një përmbysjeje të jashtëzakonshëm dhe plotësisht të çmendur. Dygolëshi i Soule i dhuroi Frosinones avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë. Mes tyre një penallti e humbur nga Mancosu për vendasit. Brescianini dërgoi rezultatin në 0-3 sapo nisi fraksioni i dytë. Hidhërim i madh në stadium, por mrekullia do të ndodhte me katër gola të realizuar për 24 minuta.

Oristanio dhe Makoumbou shënuan brenda katër minutave duke dërguar rezultatin në 2-3. Frosinone realizoi dy herë, por golat u anuluan për pozicione të parregullta. Në shtesë Pavoletti “show”. Kapiteni realizoi dy gola, duke i dhuruar Cagliarit, trajnerit Ranieri dhe tifozëve sardë një të diel që do e kujtojnë gjatë. Me shpresën që kjo nuk do të jetë fitorja e vetme, pasi për të siguruar qëndrimin nevojiten të tjera suksese.

Rikthimin e fundit të ngjashëm e kishte bërë Milani në edicionin 2011/12 te Lecce, kur rosonerët ishin duke humbur 3-0 pas pjesës së parë, dhe fituan në fund 3-4.

Artikulli paraprakEl Clasico lë më pasojë Realin, mesfushori mbyll para kohe vitin 2023
Artikulli tjetërLlapi ndalet edhe nga Dukagjini