Paratë e lindjes së largët nuk i bëjnë përshtypje Luka Modricit i cili ka refuzuar një ofertë prej 20 milionë euro në vit nga Kina.
Pasi e refuzoi këtë ofertë ai nënshkroi menjëherë kontratën e re me Real Madridin, që do ta lidh kroatin deri në vitin 2020.
Mesfushori nuk ka qenë i pajtimit asnjëherë të largohet drejt Kinës.
Kontrata e re e mban me klubin deri ai të jetë 35 vjeçar, moshë që shumë pak lojtarë të Real Madridit kanë mundur të luajnë.
Lojtari ka fituar gjithçka me Real Madridin prej se u transferua nga Tottenham.