Edhe pse ka rilindur te Nice në Ligue 1, Mario Balotelli nuk e ka të sigurt qëndrimin në elitën e futbollit francez, madje flitet se në afatin kalimtar të vertës mund të ndërroj kampionat.
Lajm interesant vjen nga Turqia, atje ku thuhet se Antalyaspor po monitoron situatën e Balotellit, për të cilin po shfaq interesim ta sjell në Superligën turke.
Nëse ky thashethëm i medias turke mund të bëhet realitet atëherë Antalyaspor, do të krijonte një dyshe atomike Samuel Eto’o – Mario Balotelli.