Gjiganti spanjoll Real Madrid ka vendosur që ti bëjë Juventusit një megaofertë për yllin argjentinas, Paolo Dybala, ku përfshihën në një paketë sulmuesi Alvaro Morata dhe 90 mln euro.

Nëse merret në konsideratë edhe fakti se kartoni i sulmuesit spanjoll, i cili u rikthye në verë në “Santiago Bernabeu” pikërisht nga Juventusi, vlerësohet rreth 50 milionë Euro, atëherë kemi të bëjmë me një transferimin që nëse realizohet do të thyejë rekordin e Paul Pobasë, për të cilin Manchester United shpenzoi 105 milionë Euro plus 5 të tjera bonuse gjatë merkatos së verës.

Edhe pse bëhet fjalë vetëm për zera merkatoje, në Angli më konkretisht “The Sun” shkruan se oferta është në tryezën e Juventusit.

Si kundërpërgjigje drejtuesit juventinë mësohet se kanë kërkuar të përfshijnë në marrëveshje kartonin e Tony Kross ose të të Luka Modriç, por qëndrimi i madrilenëve ka qenë kategorik.

Muaji Janar pritet të jetë shumë i nxehtë në aksin Torino – Madrid dhe kur bëhet fjalë për interesimin e gjigantëve spanjollë, e pamundura nuk ekziston.

Artikulli paraprakUEFA, skuadra më e mirë vitit të kaluar
Artikulli tjetërBilbao e fitoi aktin e parë ndaj Barcelonës