Etrit Berisha, Arlind Ajeti, Taulant Xhaka, Granit Xhaka, Valon Behrami, Amir Abrashi, Xherdan Shaqiri, Adnan Januzaj dhe Shani Tarashaj janë bërë pjesë e kombëtares së Kosovës për pjesëmarrjen në eliminatoret e Botërorit 2018. Kjo është ajo që shkruhet në faqen e Wikipedia në anglisht për përfaqësuesen e Kosovës.

Kjo në fakt është edhe ëndrra e shumë tifozëve kosovarë, e cila vështirë se do të realizohet pasi pjesa më e madhe e futbollistëve në fjalë kanë deklaruar se nuk do të ndryshojnë përfaqësuese në të ardhmen.

Kosova

Por një nga tifozët ka vendosur që ta bëjë realitet ëndrrën e tij të paktën në internet, duke modifikuar faqen e Wikipedia kushtuar përfaqësueses së Kosovës, pasi ka shtuar emrat e tyre gjatë ditës së sotme.

Duhet theksuar se çdokush mund të ndryshojë të dhënat në faqe të caktuara në Wikipedia, derisa administratorët e mirëfilltë të portalit në fjalë të verifikojnë vërtetësinë e informacioneve dhe t’i mbajnë ato në faqe apo t’i ndryshojnë përsëri.

Artikulli paraprakRobben zihet duket e tradhëtuar Bayernin
Artikulli tjetërAnëtari i Juventusit në shënjestër të Wenger