Arsene Wenger është gati të boshatisë arkat e Arsenalit për të siguruar shërbimet e talentit francez Kylian Mbappe. Mediat angleze kanë shkruar këtë të dielë se strategu i gjithëpushtetshëm i “topgjinjve” do t’i paraqesë gjatë javës një ofertë të paparë Monacos, që arrin shifrën 142.5 milionë euro, shkruan Korneri.net.

Po flitet shumë se Wenger ka kontaktuar disa herë Wilfried Mbappé, babain e futbollistit, të cilit ia ka bërë të qartë se nëse pranon ofertën e Realit të Madridit, do të ketë shumë pak minuta në dispozicion, pasi nuk mund të luajë para emrave si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale apo Karim Benzema, kuptohet ishte një strategji e Wenger që ta bindë babain e lojtarit edhe pse do të jetë e kundërta.

67-vjecari i premton talentit të madh Mbappé vendin e titullarit, dhe një premtim i tillë si dhe oferta prej 142.5 milionë euro në tavolinë, Wenger shpreson ta transferojë Mbappenë në Londër.
Nëse ky transferim finalizohet atëherë do të thyeht rekordi në Premier League, atë që e mban edhe më tutje Paul Pogba, për të cilin Manchester United shpenzoi 105 milionë euro. /Korneri.net.

Artikulli paraprakU nis për në Milano, pas pak arrinë në Malpenza
Artikulli tjetërBonucci, goditja e madhe e Barcelonës?