Është e pamundur që një ndeshje e madhe në Itali kur përballet Juventusi, të mos ketë polemika të mëdha, ankesa dhe momente diskutabile (pro-Juventus). Sipas drejtorit sportiv të Napolit, Cristiano Giuntoli, referimi në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Coppa Italia Juventus-Napoli 3:1, ka qenë skandaloz.

“Janë vendime të turpshme që e lëndojnë futbollit italian. Nuk ishte penallti as i pari dhe as i dyti, shihet qartë”, tha Giuntoli, kurse lojtari i Napolit, Lorenzo Tonelli shkruajti në tëitter kështu: “Është një skandal. ”

Nga ana tjetër portiere Pepe Reina ishte jashtëzakonisht i hidhëruar me vendimet e gjyqtarit Paolo Valeri. Sipas tij ai ishte fajtori kryesor dhe personi që ndikoi direkt në rezultat.
“Si është e mundur që të referohet penalltia te Cuadrado kur tërë bota e pa që unë e preka topin së pari dhe ishte normale që të kisha kontakt më pas me lojtarin. Më vjen keq për tifozët tanë, por edhe e kuptuan realitetin. Duhet të mendojmë për Romën, por unë them se luajtëm mirë”, tha për fund portieri spanjoll.

e
Artikulli paraprakE pabesueshme: Ja çka i ndodhi Borussia Dortmundit (FOTO)
Artikulli tjetërLukaku nënshkruan kontratë me…