Sulmuesi i Skënderbeut, Ali Sowe, ka rënë në sy me golat e shënuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Tashmë tek korçarët vështirësohet mundësia për ta mbajtur këtë sulmues të huazuar nga Kievo, pasi kanë shfaqur interes edhe klube të tjera.
Bëhet fjalë për ekipin e Trabznosporit në Turqi, i cili ka shfaqur interes për sulmuesin e juglindorëve. Lajmi konfirmohet nga mediat turke, ndërsa sulmuesin e krahasojnë me një makineri golash.
Vlera financiare e ofruar nga klubi turk arrin në shifrat e 200 mijë eurove, ndërsa gjasat janë që Kievo ta transferojë menjëherë atë në Turqi. Sulmuesi nga Gambia ka bërë një sezon të shkëlqyer me ekipin korçar duke shënuar 21 gola. Ditën e sotme ai nuk do të jetë në lojë kundër Vllaznisë, kjo për shkak të një dëmtimi.