Man City, pasi spastroi ekipin nga disa futbollistë që nga Pep Guardiola, u konsideruan si të panevojshëm për planet e tij për të ardhmen ka filluar të hidhet në ofanzivë për përforcime tjera të bujshme që “Cityzens”, pritet ti kthejnë në maje të futbollit anglez. Pasi siguroi shërbimet e mesfushorit fantastik të Monacos, Bernardo Silva, City po projekton një tjetër transferim të madh. Kësaj rradhe bëhet fjalë për një portier të talentuar i cili pritet ti kushtojë skuadrës së pasur angleze rreth 50milionë euro. Sipas raporteve të BBC, City janë afër shërbimeve të portierit të talentuar të Benficas, Ederson i cili pritet të jetë përforcim i madh pas largimit të Willy Caballero.

Artikulli paraprakATL Madrid tenton rikthim të bujshëm në skuadër
Artikulli tjetërJuve nuk i ndahet yllit të Monacos