Presidenti i Realit, Florentino Perez është i përgatitur për të dëgjuar ofertat për Bale, me drejtorët e tjerë duke këmbëngulur se një lojtar kryesor nuk mund të shpenzojë aq shumë kohë jashtë fushës.

Sipas Don Balon, Chelsea ka paraqitur një ofertë me para në dorë prej 100 milionë eurove për anësorin – një ofertë që Perez vështirë e ka ta refuzoj.

Bosi i Chelseat, Antonio Conte dëshiron të sjellë Balen përsëri në Ligën Premier – veçanërisht nëse Reali shtyn me përpjekjet për të transferuar Eden Hazard.

Së bashku me Chelsean, Manchester United po mbajnë gjithashtu në vëzhgim situatën e Bale, me pretendimet në Spanjë që sugjerojnë se Old Trafford është destinacioni i preferuar i uellsianit./Korneri.net.

Artikulli paraprakMallkimi i Reusit, dëmtim i rëndë në ditën e trofeut
Artikulli tjetërInter e mbyli edicionin me fitore bindëse, Crotono shokoi Lazion dhe shpëtoi, Empoli në Serie B….