Kampioni aktual Clevelend Caveliers shënoi fitore ndaj Boston Celtic 124:118, por fitore e cila erdhi me mund të madh dhe në saje të angazhimit të jashtëzakonshëm të basketbollistëve vendas, kurse nga ana tjetër Isaiah Thomas tha se ende skuadra e tij nuk është në nivelet e Caveliers. Kyrie Irving me 32 pikë të shënuara ishte më efikasi te kampionët, i ndjekur nga Kevin Love që shënoi 30 pikë, ndërsa LeBron James shtoi 23 pikë e 11 asistime. Te Celtics pikërisht Thomas ishte kryesori me 31 pikë, derisa Avery Bradley i shtoi 23 pikë të tjera.

Oklahoma City u deklasua nga Mempshin Grizzlies 114:80, në ndeshjen e cila edhe më herët ishte nbyll sa i përket fituesit pasi në periudhën e fundit vendasit hynë me +17 pikë dallim. Për fitoren e 21 sezonale u përkujdesën Marc Gasol me 25 pikë, Troy Daniels me 22 dhe Zach Randolph me 21 pikë të shënuara. Te Thunder për të cilët ishte paraqitja më e dobët sivjet u dalluan, Russell Westbrook me 21 pikë dhe çuditërisht asnjë asistim dhe Enes Kanter me 19.

Dallas mposhti Lakers 101:89, Wesley Matthews që ishte lider me 20 pikë të shënuara. Miami humbi nga Charlotte  101:89, në mbrëmjen e Kemba Walker i cili shënoi 22 pikë e 7 kërcime, derisa fitore shënuan edhe Utah ndaj 76-ers me rezultat 100:83 dhe Phoenix 99:91 ndaj Toronto Raptors.

Artikulli paraprakSezoni i 2017/18, Real Madrid “prezanton” fanellat e reja [FOTO]
Artikulli tjetërGjuajnë në trening si në lojën EA Sports, këta janë mbretërit