Fitore shumë e rëndësishme atëherë kur duhet më së shumti. Kampioni aktual Cleveland Caveliers e mposhti rivalin direkt për pozitën e parë në Perëndim Boston Celtics 114:91. Forma e Cavs në muajin e fundit nuk ka qenë më e mira e mundshme, por kur duhet ët fitohet atëherë edhe LeBron James ngritet në këmbë. Ai ndeshjen e mbylli me 36 pikë, 10 kërcime dhe 6 asistime duke e udhëheq skuadrën e tij drejt këtij triumfi, ndërsa pati ndihmën edhe të Kyrie Irvung me 19 pikë dhe Kevin Love me 15.
Nga ana tjetër Isaiah Thomas shënoi 26 pikë dhe ishte më efikasi te Boston që ka bilanc 50-28, ndërsa Cleceland 51-27.
Në Konferencën e Perëndimit ndërkohë aty ku shumë dilema janë zgjidhur, Oklahoma City Thunder siguroi vendin e gjashtë falë fitores së mundimshme ndaj Memphis Grizzlies 103:100. Russell Westbrook edhe këtë herë violina e parë, por këtë herë nuk ia doli të thyej rekordin apsolut të triple-double sepse ndeshjen e mbylli me 45 pikë, 10 asistime dhe 9 kërcime, pra vetëm një kërkim më pak për të hyrë në histori të NBA.
Houston Rockets i dha fund shpresave të Denver Nuggets që të kualifikohet në play-off pas fitores së shënuar me rezultat 110:104, e për këtë fajtoor i Denver ishte James Hajrden që ishte lider i vërtetë me 31 pikë të shënuara. Nga 15 pkë i shtuan Trevor Ariza dhe Clint Capela, kurse te humbësit u dalluan Danilo Gallinari me 23 pikë, Garry Harris me 17 dhe Wilson Chandler me 16 pikë të shënuara.
Shënoi fitoren e katërt me radhë Los Angeles Clippers që mposhti në Staples Center me rezultat 112:101 Dallas Mavericks. Më i miri në lojë ishte qendra Blake Griffin që shënoi 32 pikë, 10 më shumë se Chris Paul, kurse Deandre Jordan i shtoi 11 pikë e 20 kërcime.
Te Dallas më të efikasit ishin, Harrison Barnes me 15 pikë dhe Yogi Ferell me 14.
Nënkampioni Golden State mposhti lehtë 120:111 Phoenix Suns , dhe formën dhe efikasitetin e tij të dikurshëm e ktehu Stephen Curry që shënoi 41 pikë, prej tyre tetë treshe. Pas tij qëndroi Klay Thompson me 22 pikë që për çudi ishin të vetmit që shënuan pikë dyshiofrore.
Te humbësit u veçuan Devin Booker me 21 pikë dhe Tyler Ulis me 20.