Kyle Korver, gjuajtsi më i mirë në ligë, është anëtari më i ri i Cleveland Caveliers.

Korver në Cleveland arriti si zëvendësim me Atlanta Haëks që mori dy basketbollistë MikeDunleavy dhe Mo Ëilliams si dhe zgjedhjen në raundin e parë të draftit në vitin 2019.

Korver është pjesë në NBA që 14 vite dhe është njëri ndër “snajperistët” më të mirë në histori të ligës. Është i teti me numrin e shënimeve për tri pikë. Këtë stinor ka patur 9.5 pikë për ndeshje nga 41% të gjuajtjve të tij. Në 332ndeshje për Atlanta Korver ka shënuar së paku nga një trepikësh në 311 ndeshje.

Edhe pse 35-vjeçar Korber është një përforcim i madh për Caveliers pasi tash LeBron James ka përreth një numër të madh basketbollistësh që gjuajnë saktë për tri pikë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here