Referimi në Premier League vazhdon të jetë skandaloz. Edhe ashtu në një ndeshje të dobët siç ishte ndërmjet kampionit dhe nënkampionit anglez, Leicester-Arsenal, i mungoi vetëm edhe një referim jashtëzakonisht i dobët me gabime të cilat një gjyqtari shumë të vlerësuar gabimisht si Mark Calttenburg i ndodhin pak si shpesh.

Ai në këtë duel nuk i dha dy penallti për vendasit, një në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën, kurse ka mundur lehtë ta largonte nga loja mesfushorin Francis Coquelin kur ndali afër zonës Ryad Mahrez, e francezi veç kishte të verdhë.

Situata e penalltisë së parë ishte kur mbrojtësi Laurent Koscielny ndali në zonë mesfushorin Danny Drinkëater, kurse edhe më lehtë e kishte gjyqtari të jepte penallti në fund të ndeshjes kur Hector Bellerin e faulojë në zonë zëvendësuesin Ahmed Musa.

Kjo pikë e fituar e Arsenalit, ishte meritë e gjyqtarit Clattenburg.

penalltia

Artikulli paraprakEdhe Strakosha i merr vendin Etrit Berishës te Lazio
Artikulli tjetërFerdinand mesazh Wenger-it për Granit Xhakën