Është i njëjti Ibrahimovic, i sinqertë dhe mendjemadh. Pyetjes së çfarë i mungon më shumë nga Parisi, suedezi u përgjigj shkurt: “Rroga që merrja, ajo më mungon”.
Më pas lideri i Manchester United foli për sezonin e tij të ri në Premier League. “Mendoj se skuadra është e shumë e fortë, pasi kanë blerë futbollistë të rinjë, por filozofia ka mbetur e njëjta: Të fitojnë gjithçka dhe të shkojnë sa më larg në Champios League. Por, ky nuk është problemi im. Unë kam të tjera”, u përgjigj Ibra.
Nga Franca drejt Anglisë, Ibra shkoi pas një periudhe të bujshme me plotë trofe të fituar, 4 kampionate, një Kupë të Ligës, 3 kupa të Francës dhe 3 Superkupa të Francës. Por, tani, Parisi i përket të shkuarës dhe duket se është harruar krejt, pasi në mendjen e gjigantit boshnjak është vetëm United, që këtë fundjavë ka një sfidë të vështirë, derbin me Sitin.
“Duhet të punojmë shumë dhe të jemi të duruar, pasi rezultatet do të vijnë, sepse vetëm kështu fitohet. Por, gjithsesi ky nuk është problem im”, deklaroi Ibra.