Manchester City ka marrë pikët e plota në përballjen ndaj Newcastle, ndërsa fitoi me rezultatin 1-0.

Skuadra e Guardiolës diktoi ritmin gjatë gjithë sfidës, me takimin që u zhbllokua në minutën e 31’ me Alvarez që realizoi një perlë të vërtetë pas asistit të dhuruar nga Foden.

Në fraksionin e dytë Manchester City pati disa raste për të shënuar me Haaland, por norvegjezi ishte i pafat në këtë përballje.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-0, me Manchester City që në dy javë numëron gjashtë pikë dhe renditet në vend të dytë pas Brighton, teksa Newcastle nga ana tjetër pëson humbjen e parë dhe renditet në vend të gjashtë me tre pikë.

Artikulli paraprakLautaro i vetëm mposhti Monzan
Artikulli tjetër“Më mirë një 67-vjeçar se Martial”, legjenda e United: Rashford një “fëmijë” në sulm