Manchester City ka vulosur vendin e tretë në renditjen tabelare të Premier League, duke siguruar pjesëmarrje direkte në fazën e grupeve të Champions League, pasi mposhti Watfordin në udhëtim me rezultat të thellë 0:5.

Golat për ekipin e Pep Guardiolas i shënuan Kompany, Aguero (dy herë”), Fernandinho dhe Gabriel Jesus.

Ditë më parë Guardiola e kishte quajtur vendin e tretë si objektiv të sezonit, kështu që tani mund të quhet një mision i kompletuar puna e trajnerit spanjoll./Korneri.net.

Artikulli paraprakLiverpool fitoi dhe siguroi fazën kualifikuese të Champions League
Artikulli tjetërChelsea nuk njeh rivalë, kryen punën përfundimtare me stil të kampionit