Manchester City ka bërë gati 50 milionë paund për talentin e Ajaxi De Ligti i cili këtë sezon u përfol që kërkohej edhe nga ekipi i Barcelonës. Sipas raportimeve të bëra nga Mirror Manchester City është i gatshëm të paguaj 50 milionë paund për të riun e Ajaxit. Matthijs de Ligt është vetëm 18 vjeç dhe është bërë një pikë sulmi për shumë klube të cilët kërkojnë të kenë shërbimet e mesfushorit të qendrës.
Ai luan edhe me ekipin e të rinjve të Holandës. Duke qenë se Vicent Kompany do të largohet nga Manchester City dhe De Ligti do të jetë zëvendësuesi ideal, por që Guardiola të siguroj shërbimet e talentit duhet të konkurrojë me Arsenalin, Barcelonën dhe Bayern Munichun.