Milani dhe Newcastle kanë luajtur 0:0 në ndeshjen hapëse të Champions League të martën.

Skuadra italiane pati 25 goditje në portën e kundërshtarit (nëntë në portë), Newcastle një. Pavarësisht kësaj, u kritikua nga Arturo Vidal, e nuk u kursyen as disa klube të tjera, përcjell Korneri.net

Mesfushori kilian dhe ish-lojtari i Interit dhe Juventusit tani është një 36-vjeçar nën kontratë me Athletico Paranaense. Një lëndim në gju e mbajti jashtë skuadrës, ndaj ka kohë për të parë dhe analizuar ndeshjet e tjera. Si ai mes Milanit dhe Newcastle. Asnjë nga ato skuadra nuk i bëri përshtypje.

“Kam parë ndeshjen më të keqe në historinë e Champions League, atë midis Milanit dhe Newcastle. Ata budallenjtë nga Milani më shkaktuan dhimbje. Ata janë me fat, gjithçka që dinë është të vrapojnë. Ata nuk do të ishin as në Champions League po të mos ishte për këtë. Newcastle më neveritet, nuk e kuptoj. Ai ishte i katërti në kampionat dhe duhej të jepte jetën në bast për të bërë diçka në ndeshjen e parë. Thjesht më zemëroi”, tha Vidal dhe komentoi për klubet dhe ndeshjet e tjera:

“Porto – Shakhtar, ishte një lojë e mrekullueshme. City ishte i mërzitshëm, si gjithmonë i mërzitshëm. Më pëlqeu pjesa e dytë e ndeshjes midis PSG dhe Borussia. Më zuri gjumi në të parën.” /Korneri.net

Artikulli paraprakNjë fond nga Lindja e Mesme kërkon të blejë Interin, Zhang reflekton
Artikulli tjetër“E duam kapiten”, Lecce ëndërron, Ramadani “mbreti” i mesfushës