Pep Guardiola ka dalë në konferencë për shtyp para mediave menjëherë pas fitores së thellë me rezultatin 4-0. Trajneri spanjoll është shprehur mjaft i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen kundër Borusia Monchengladbachut, ku Aguero e përshëndeti plot tre herë rrjetën kundërshtare.
“Sot ishte ndeshja më e rëndësishme e sezonit dhe ne luajtëm në nivel shumë të lartë”, deklaroi Guardiola pas ndeshjes.