during day three of the Wimbledon Lawn Tennis Championships at the All England Lawn Tennis and Croquet Club on July 1, 2015 in London, England.

Marin Cilic është fitues i Masters turneut në Cincinati të SH.B.A-së, pasi në finale e madhe mposhti britanikun Andy Murray me rezultat 2-0, në sete 6:4, 7:5.

Në setin e parë Cilic pas një starti të keq në vazhdim ishte fantastik dhe me dy break erdhi te epërsia. Në game të 11 në setin e dytë, tenisti më i mirë kroat erdhi me tri break-poene të lidhura, duke e huq një pikë të pamundur në të dytin, por nuk e lëshoi rastin në të tretin për ta fituar duelin dhe trofeun e këtij turneu.

Për Cilic është ky titulli i 15. por e dyta më e rëndësishme në karrierë pasi në vitin 2014 e kishte fituar US Open. Ky është titulli i tij i parë këtë vit, dhe me këtë rast ai kthehet sërish në TOP10.

Artikulli paraprakBrahimi për Arsenalin
Artikulli tjetërRio ndahet nga atletët me një ceremoni madhështore