Edhe pse ndeshjet zakonisht zgjasin së paku 90 minuta, topi nuk është kaq kohë në lojë.
Statistikat thonë kështu, dhe sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, La Liga (që konsiderohet më e forta në botë) ka lojë më së paku aktive në Evropë. Nga 90 minuta, topi në kampionatin spanjoll qëndron në fushën e blertë 54 minuta, shumë më pak se në kampionatet më të fuqishme.

Faktori kryesor janë ndërprejet e shpeshta (faullet), e sidomos po ndikojnë protestat e gjata të futbollistëve me gjyqtarët, me ç’rast po humbet shumë kohë.
Më së shumti futboll në vitin 2016 kanë parë tifozët në Serie A, me 57 minuta, ndërsa pas italianëve pason Ligue1, Bundesliga dhe Premier League.

Në Itali, Francë, Gjermani dhe Angli me vite të tëra kanë më shumë se 54 minuta lojë efektive, derisa spanja vetëm në vitin 2015 e kishte arritur këtë shifër. Sipas disa llogarive të bëra në vitin 2015 në Spanjë luhej mesatarisht nga 58 minuta lojë afektive.

Artikulli paraprakJuventus synon “Henry-n” e ri, por jo gabimin që nuk do të i’a falë historia e futbollit
Artikulli tjetërLazio – Milan, ja notat e lojtarëve