Me një fitore të merituar kundër Manchester Cityt, Lyon hyri në gjysmëfinale të Champions League, kështu që çiftet gjysmëfinale janë të njohura.
Kështu ndodhi që mbetën dy klube franceze dhe dy gjermane, dhe për herë të parë në histori dy klube franceze janë në gjysmëfinale të ngjarjes kryesore evropiane në futboll, përcjell Korneri.net
Përplasjet franko-gjermane
Dyshja e parë është PSG – RB Leipzig. Ata do të luajnë ndeshjen e tyre të martën, 18 Gusht duke filluar nga ora 21.00 në Stadiumin Da Luz të Benfikës.
Gjysmëfinalja e dytë luhet një ditë më vonë, më 19 gusht. Bayern dhe Lyon do të luajnë gjithashtu nga ora 21.00, por në stadiumin Jose Alvalade të Sporting.
Finalja e madhe është caktuar për 23 gusht në Da Luz. /Korneri.net