Qendra e Studimeve dhe Statistikave të Futbollit (CIES) së fundmi ka publikuar renditjen e skuadrave me vlerën më të lartë në treg, bazuar te lojtarët që kanë aktualisht në dispozicion.

Vlerat që janë përdorur për nxjerrjen e përfundimeve përkatëse nuk kanë lidhje me sajtin “Transfermarkt”, i specializuar për vlerësimin e lojtarëve në tregun e transferimeve.

I pari në listë është Manchester City, ndjekur nga Tottenham. Pra, e kuptuat: La Liga nuk është më “qendra e rëndesës” në futboll. “Qytetarët” vlejnë 1,35 miliardë euro, diçka më shumë se skuadra e trajnerit Mauricio Pochettino (1,32 miliardë euro). Lojtari më i shtrenjtë i Pep Guardiolës është Kevin De Bruyne, 163,5 milionë euro.

Në podium bashkohet Barcelona, e cila aktualisht vlen 1,27 miliardë euro dhe ndiqet nga dy skuadra të tjera angleze, Chelsea dhe Manchester United.

Në dhjetë vendet e para ka vetëm një skuadër italiane, Juventusi, dhe asnjë skuadër gjermane. Ja renditja:

Manchester City 1,35 miliardë euro

Tottenham 1,32 miliardë euro

Barcelona 1,27 miliardë euro

Chelsea 1,18 miliardë euro

Manchester United 1,03 miliardë euro

Real Madrid 1,02 miliardë euro

Liverpool 1,01 miliardë euro

PSG 974 milionë euro

Atletico Madrid 902 milionë euro

Juventus 838 milionë euro

Artikulli paraprakGjyqtari kosovar referon në EuropCup Women
Artikulli tjetërKështu kur ke bindje të gabuar fillestare, Arsenal rikthen “radarët” nga Stambolli