Mario Gomez është transferuar nga AC Fiorentina te VfL Wolfsburg. Gjermanët do të paguajnë rreth 7 milionë euro për sulmuesin e përfaqësueses gjermane.

Mesditën e së mërkurës menaxheri i tij Uli Ferber kishte udhëtuar për në Firence për të sqaruar detajet e fundit të transferimit.

Gomez kishte një kontratë deri në 2017 me italianët. Ekipi Viola kërkonte ta hiqte qafe sulmuesin për shkak të rrogës së madhe (10 milionë euro). Ai ka nënshkruar një kontratë deri në 2019 me VfL.

Artikulli paraprakZyrtare: Premier League sërish në Supersport Kosova
Artikulli tjetërArsenal kërkon mbrojtës në Madrid