Blerim Dzemaili është gati për t’i thënë lamtumirën e fundit kampionatit italian Serie A dhe skuadrës së tij aktuale Bologna, raporton Sky Sport. Mesfushori 31-vjeçar është shumë afër kalimit në Kanada te skuadra Montreal Impackt, atje ku do ta vazhdoj karrierën edhe për disa vite sa do të luajë profesionalisht, shkruan Korneri.net.
Ish anëtari i Torino, Parma, Genoa dhe Napoli, në të cilat në total luajti 192 ndeshje, nuk do t’i luajë fare tri xhirot e fundit në Serie A, mëson Korneri.net.