Diego Simeone i tha “jo” Interit. Kjo përgjigje vjen nga e përditshmja spanjolle Marca, ku thuhet se strategu argjentinas e ka refuzuar ofertën e Interit (me çek të bardhë), njofton Korneri.net.
Oferta e neroaxurëve për ta bindur trajnerit të largohet nga Atl.Madris është shumë e lartë dhe tëpër joshëse, mirëpo Simeone ka vendosur të mbetet edhe për disa vite te madrilienët, shkruan Korneri.net.
Kontrata e “Cholo” me Atl.Madrid i skadon në vitin 2018, dhe disa herë e kishte përmend se dëshiron ta respektoj andaj me shumë gjasa nuk do të ketë ndryshime te madrilienët edhe për vite sa i përket trajnerit, ndërsa Inter tashmë të gjitha letrat do t’i bartë te Luciano Spalletti. /Korneri.net

Artikulli paraprakBoston dhe Washington një fitore larg kualifikimit
Artikulli tjetërReali luan futboll më të bukur dhe më bindës pa Ronaldon