Juventus e nisi shumë keq edicionin e ri në Serie A.

Biankonerët humbën dy ndeshje rresht nga Empoli dhe Napoli, barazoi me Udinesen, dhe me vetëm një pikë pas tri ndeshjeve do të hyjë në derbi ndaj Milanit të dielën mbrëma, shkruan Korneri.net

Pas triumfit 0-3 ndaj Malmo në Champions League, Juventusi kthen qetësinë dhe tash lojtarët do të kenë tjetër mentalitet, si dhe do të jenë më komplet.
Përveç rikthimeve të Sandro, Cuadrado dhe Dybala, nga minuta e parë pritet të luaj edhe Federico Chiesa, që kishte munguar shkaku i lëndimit në ndeshjet e kaluara.

Nga ana tjetër te Milan sigurtë nuk do të luajnë Bakayoko që pësoi lëndim në ndeshje ndaj Lazios, dhe Ibrahimovic, që ka telashe me tembrën e akilit, dhe nuk po rrezikon as në këtë duel, pasi edhe ai vet tha se nuk është (Superman).

Sipas asaj që po shkruhet orëve të fundit dhe disponimit të pjesës tjetër të lojtarëve, ky pritet të jetë formacioni i të dyja skuadrave.

Ndeshja derbi luhet të dielën në Torino, me fillim nga ora 20.45. /Korneri.net

Artikulli paraprakNapoli mëkat që nuk fitoi , Lyon meritoi triumfin ndaj Rangers
Artikulli tjetërMediet italiane bombarduan Strakoshën pas gafës së madhe