Tjetër lëndim per Giorgio Chiellinin. Për mbrojtësin e skuadrës së Juventusit, ky stinor nuk ka qenë nga më të mirët, kjo për shkak të lëndimeve te shpeshta. Në ndeshjen kundër Udineses, 32-vjecari u zëvendësua ne minutën e 11 të takimit. Trajneri Allegri u shpreh se është diçka jo serioze dhe se shumë shpejt do të nisë fazën e riaftësimit. Në takimin e ditës së premte, kundër Milanos, Chiellini nuk do të jetë i gatshëm dhe do të tentohet që në ndeshjen e kthimit në Champions League përballë Portos, të mund të jetë ne formën e tij më të mirë fizike.
Pas Chiellinit sigurtë kundërt rosonerëve nuk do të luaj as mesfushori këmbëshpejt kolumbiani Juan Cuadrado, i cili do të mungoj shkaku i kartonëve pasi u ndëshkua në ndeshje kundër Udineses.