Mesfushori i Bajernit të Mynihut, Arturo Vidal ka folur për të ardhmen e tij.

Në një intervistë për mikrofonat e “SportBild”, kiliani ka hedhur poshtë spekulimet e fundit të cilat kanë përfolur një transfertë të mundshme drejt Chelseas.

“Chelsea? Janë vetëm thashetheme, nuk kam arsye për ta lënë Bayernin”, tha Vidal.

Lajmet rreth këtij transferimi u bënë akoma edhe më të besueshme për shkak të marrëdhënieve të shkëlqyera që ka Vidal me ish-trajnerin e Juventusit, Antonio Conten.

Artikulli paraprakPas përjashtimit të përjetshëm, Amerika i kërkon 100 mln dollarë dëmshpërblim
Artikulli tjetërGalatasaray mbetet pa trajner