Londinezët e Chelsea janë vetëm një fitore larg titullit kampion në Premier League, pasi sonte pa asnjë problem mposhti Middlesbrough me rezultat bindës 3:0.
Duhet theksuar se këtë ballafaqim Chelsea e dominoi gjatë 90 minutave lojë, ku me pak vëmendje në repartin ofanziv “blutë” mund të kishin arritur fitore edhe më të thellë.
Golat për fitoren e radhës së ekipit të Antonio Conte u shënuan nga Diego Costa, Marcos Alonso dhe Nemanja Matic.
Pas kësaj fitoreje, Chelsea ka 84 pikë dhe është vetëm një fitore larg titullit, shtatë më shumë se të dytët futbollistët e Tottenham./Korneri.net.