Kampioni aktual anglez Chelsea është tronditur që në start të Premier League, pasi pësoi disfatë me rezultat 1-3, nga Burnley.
Gjithçka në këtë ndeshje u precizua gjatë pjesës së parë, ku Chelsea pas ndëshkimit me karton të kuq të Cahill, pësoi tre herë me dy golat e Sam Vokes dhe Stephen Ward.
Chelsea që këtë ditë nuk ishte në nivelin e saj edhe pse arriti me anë të përforcimit të ri Alvaro Morata e më pas mbrojtësit David Luiz të ngushtojnë rezultatin.
Humbja sikurse nuk mjaftoi për lojtarët e Chelsea, që në fund mbeten edhe pa shërbimet e Cesc Fabregas, pasi pas dy kartonëve të verdh u përjashtua nga loja.