Lideri i pakontestueshëm në Premier League Chelsea, e ka fituar ballafaqimin e sontëm ndaj Swansea me rezultat 3:1 edhe pse pjesa e parë u mbyll me rezultat 1:1.
Edhe pse pati vështërsi për të shënuar deri në pjesën e dytë, Chelsea e dominoi këtë ndeshje.
Golat për “Blutë” u shënuan nga Fabregas, Pedro dhe Diego Costa, kurse për Swansea shënoi Llorente.
Nga ana tjetër Everton fitoi pastër ndaj Sunderland, duke i ofruar ndjeshëm zonës së Europa League.