Chelsea dhe Antonio Conte shënuan fitoren e 24 sezonale, dhe me hapa të sigurtë po marrshojnë drejtë titullit të kampionit.
Londinezët nuk patën telashe të mposhtin në udhëtim Bournemouth me rezultat 1:3, për ta mbajtur epërsinë e pikëve me Tottenhamin +7.
Autogoli Adam Smith dhe goli i bukur i Eden Hazard i dhanë epërsinë e dyfishtë Chelseat, që pranoi gol në fund të pjesës së parë nga Joshua King, dhe vendasit pas këtij goli morën zemër dhe pjesën e dytë e hapën më mirë, mirëpo një supergol nga gjuajtja e lirë e spanjollit Marcos Alonso i dha fund shpresave të vendasve se mund të nxjerrin diçka më shumë.

Artikulli paraprakBayern s’ka rival për titull! Dormund “kafshatë” e lehtë për bavarezët
Artikulli tjetërJuventus me gjysmë force mposhti Chievon! Shkëlqen sërish Higuain